Kronikë

Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës e dy zyrtarëve të Policisë/ S’ka masë sigurie, SPAK pritet t’i drejtohet GJKKO! Burime: Morën 2 mijë euro për të mos arrestuar një shofere pas aksidentit

20 Prill, 13:36| Përditesimi: 20 Prill, 15:36

  • Share

Për drejtuesin e Policisë Rrugore të Tiranë, Roven Zeka, shefin e Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku, dhe oficerin e policisë gjyqësore, Edison Tabaku, të cilët u arrestuan ditën e djeshme (19 prill 2025), nuk ka asnjë asnjë masë sigurie nga GJKKO.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini, pritet t'i drejtohet me kërkesë GJKKO-së me orët në vijim. Report Tv ka mësuar gjithashtu se nuk bëhet fjalë për mosreferim në prokurori të një aksidenti, por mosprocedim me arrestim.

Sipas të dhënave paraprake, zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar kundrejt një shume prej 2 mijë eurosh drejtuesen e një automjeti të përfshirë në një aksident. Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithse nga aksidenti 2 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital.

Çështja e zyrtarëve të Policisë u zbulua nga përgjimet për një çështje tjetër hetimore.

Mësohet se gjatë mëngjesit të së dielës, punonjësit e policisë kanë dhënë shpjegimet paraprake para oficërëve të BKH-së të cilët i kanë pyetur në kushtet e izolimit në bllokun e sigurisë, ku 3 policët ndodhen prej dje.

Zeka dhe Novaku u vetëparaqiten mesditën e së shtunës në drejtorinë vendore të policisë Tiranë pasi për ta SPAK kishte lëshuar urdhër ndalimi, si të dyshuar për veprën penale korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim. Ndërsa Tabaku është arrestuar nga blutë.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dritan: 20/04/2025 18:38

    O prokuror i SKAP-it.Arrestin ne flagrance si mund ta beje opgj pa dale raporti Mjeko-ligjor?! A e di ti prokurore se KY raport vonon mbi 10 dite nga IML? NE kto kishte, si mund te procedoje opgj? Kur opgj Ben arrestin ne kto kishte ju ja nxirrni arrestin e paligjshem. Kesaj I thone ; hyp se te vrava, zbrit se te vrava

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?