Akuzave të opozitës për lidhjen me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonial që u arrestua në Nju Jork, Edi Rama iu përgjigj se SHBA nuk do ta kursente si fajtor nëse do të rezultonte në hetime. Sulmin e opozitës e cilëson si “gjyq ndaj tij në Big Brotherin e politikës”.
Në një postim në Twitter, Rama thumboi opozitën që sipas tij duhet kuptuar se nuk bën asgjë dhe i beson vetëm asaj që doi. Duke mos dhënë asnjë koment tjetër për arrestimin e zyrtarit të FBI-së dhe akuzat e tij se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë, Rama tha se ka vendosur të mos merret me protagonistët ‘e Big Brotherit’. Po ashtu shtoi se kohën e tij do ia dedikonte punëve dhe njerëzve që kanë ende çështje për të zgjidhur.
“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!
Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.
Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”, shkroi Rama në Twitter.
Duke iu referuar udhëtimeve të McGonial në Tiranë dhe takimit me kryeministrin Edi Rama, opozita kërkoi që të nisnin hetimet nga SPAK pasi pretendojnë se pagoi ish zyrtarin e lartë të FBI-së për të sajuar çështjen e rublave ruse. Ilir Meta akuzoi kreun e qeverisë se përdor agjentët amerikanë për aferat e tij ndërsa Sali Berisha tha se duhet të ngrihej një komision i posaçëm që të hetojë gjithë këtë çështje duke qenë se SPAK nuk kishte marrë asnjë veprim për ta hetuar.
Amerikani McGonigal që u arrestua dje në SHBA përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.
Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë. McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se merrte ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.
Njeri thote i lidhur me Berishen, tjetri i lidhur me Ramen. Po ma gjeni nje biznesmen qe nuk lidhet me ate force qe eshte ne pushtet.
PërgjigjuNuk me duket pune per SPAK kjo. Epo le te thoje dynjaja qe ish kreu i FBI lokale per New York u arrestu nga koleget per krime federale dhe favorizim te oligarkeve te Putinit. Epo ja paska bere ujdi edhe me Ramen. Epo ja edhe e paska bere strategjik Putinin permes Deripaskes. Ama sa ka lehur Rama vs Putinit ju e keni pare. Si i thone ha me goje por me vepra .... Nuk eshte pune SPAK. Memdoj qe shoqja Kim mund ta kaloje kete pune me nje verejtje ose deklasim ne publik.
PërgjigjuAh qerrata mer qerrata paske gjujt larg paske gjujt
PërgjigjuBie erë shërbime sekrete!
PërgjigjuA di kush te me thot se ca posti publik ka vllai i Agron Nezes
Përgjigjucfare hallesh ka shqiperia e c'fare na nxjerrin keta ne lajme....si skeni turp mor idiote...
Përgjigjubej durim se do dali edhe emri jot, por mos merr ne telefon sorosin qe te jaoi nje dore.
PërgjigjuShpejt byrekun se è plotesove normen
Filloj sufllaqja ahhahahahahahaha
PërgjigjuSka pun tieter opozita
PërgjigjuNa dolle i forte mo gjinooo
Përgjigjumos u merni me Ramen kur e dini shum mir qe se vret mendjen per asnje llaf boshe
PërgjigjuKy lajm i opozites esht vetem per te krijuar zhurme sepse eshte nje lajm qe nuk i sherben njeriu
PërgjigjuKy tradhtar Edvin shkjau shqipfolës ështé rrugës për në burg, mos u merzitni shumë
Opozita nuk ka me cfare te meret dhe krijon lajme fake
PërgjigjuShume akuza te pabaza,komplet pa fakte.Vazhdoni flisnin ne ajer.
PërgjigjuLodheni kot me kto lajme kur Rama ka fol shum qart e me pik nfund jo presje qe tvazhdojn
PërgjigjuLlafe kot,po mundoheni te hidhni balte kot mbi ramen.
PërgjigjuNjerzit qe flasin te drejten dhe gjerat sic jan atyre i vihet faji me shum
PërgjigjuKomento o arbëror shkjaufoles sepse vetem ti po mungon ketu flliqsire...
PërgjigjuPolitikanet e Shqiperise mjafton te jete Amerikan ose Europian dhe i ulin breket si prostituta qe jane , nuk kemi pavaresi politike por thjesht per te mbajtur vendin e tyre u japin cdo gje te huaj e qe jua qr kurvat e ndyra
PërgjigjuMe ramen nuk ia dilni dot ju
PërgjigjuKeni qejf te merreni me llafe lart e poshte
Përgjigju