Arrestimi për blerje votash, Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO: Të pushohet çështja, s’ka prova

25 Maj 2023, 11:40| Përditesimi: 25 Maj 2023, 14:59

  • Share

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ankimojnë vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që i la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim. Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërkohë, Kokaveshi i kërkon Apelit të Posaçëm masë më të butë se "arresti me burg", me pretendimin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim. Pritet që Gjykata e Apelit të hedh shortin që të përcaktojë emrin e gjyqtarit që do të shqyrtëhë çështjen. Aktualisht Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës, ndërsa Kokaveshi në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani.St: 25/05/2023 14:50

    I ka te gjitha provat e kopsitura ne perfeksion le te shkoje ne p1dh te semes…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?