Foto ilustruese

Arrestohen 2 persona për kultivimin e bimëve narkotike në Itali, 1 prej tyre shqiptar

10 Nëntor 2020, 20:01| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 20:31

  • Share

ITALI- Mëngjesin e sotëm midis Giugliano dhe Quarto policia financiare e Napolit ka arrestuar 2 persona për kultivimin e lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë një 41 vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 54 vjeçar banues në Giugliano. 

Dy personat kultivonin sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Në zonën ku ata kryenin veprimtari të paligjshme u gjetën afro 3200 fidanë marijuanë, si dhe 17 kg marijuanë të cilat edhe janë sekuestruar.

Gjykata e Napolit vendosi masën arrest shtëpie për krimin e rritjes së   substancave narkotike me rrethanën rënduese të sasisë së madhe.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?