Aparatet e programuara për baste

Arrestohen 2 pronarë lokalesh në Tiranë, vendosnin bastet sportive

16 Gusht 2022, 10:31| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 10:34

  • Share

Dy pronarë lokalesh janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi vijonin aktivitetin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Nga operacioni i koduar ‘Ticket 2’, u arrestuan dy persona të identifikuar si N. P., 40 vjeç, pronar i një lokali në Paskuqan dhe K. C., 33 vjeç, pronar i një lokali në Laknas.

Ata akuzohen për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara".

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokalet e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 dekodera dhe 3 aparate celulare, të programuara për vendosjen e basteve sportive.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

Komente

  • jani: 17/08/2022 03:11

    pse shkoni ne laknas,,,i keni bastet ne c'do kafene qe kane qene lloto para se te mbylleshin,,,,te gjithe ne tirane ne qytet vene baste.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?