Policia e Tiranës

Kronikë

Arrestohen 3 persona në Tiranë, kapen me sasi kokaine dhe kanabisi

10 Prill, 16:40| Përditesimi: 10 Prill, 16:41

  • Share

Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar 3 persona gjatë një kontrolli të ndërrmarë nga seskioni anti-drogës. A.Ç 30 vjeç, E.Gj 24 vjeç dhe E.D 40 vjeç janë kapur me sasi kanabisi dhe kokaine gjatë disa kontrolleve në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Uniformat blu kanë sekuestruar lëndët narkotike në cilësinë e provës. Materialet janë referuar për në prokurori.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

-A. Ç., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Kokaine;

-E. Gj., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi;

-E. D., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën një sasi Kokaine.

Lëndët narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale."-pjesë nga njoftimi i policisë

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?