Tre persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnje të akuzuar për ndezje zjarresh.
Në Fier është arrestuar Faik Buzi 68 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
Në Lushnje u arrestuan Gëzim Hysi 61 vjeç dhe Novruz Deneku 62 vjeç.
Gëzim Hysi akuzohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në lagjen "18 tetori" për djegien e mbeturinave. Flakët, u përhapën deri te ish-fusha e mbetjeve urbane në Lushnje, duke rrezikuar disa banesa në atë zonë.
Edhe Novruz Deneku ndezi zjarr në afërsi të banesës së tij për djegien e mbeturinave. Flakët u përhapën në një territor të konsiderueshëm të fshatit duke rrezikuar banesa.
Nga muaji qershor e deri më sot, janë identifikuar 140 zjarrvënës dhe janë arrestuar 49 prej tyre. Të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Fier-Lushnjë/Identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas, për zjarrvënie të qëllimshme.
-Fier/Kapet në flagrancë, duke ndezur zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica, arrestohet 68-vjeçari me precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje.
Si pasojë e flakëve, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-Lushnjë/Në pranga autorët e zjarrvënieve te ish fusha e mbetjeve urbane dhe në fshatin Delisufaj.
Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa në këto zona.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen "18 tetori", për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë;
-N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Komente

Hidhini ne zjarrin e vet edhe fikeni pasi tr jen djegur. Mostrat qenkan edhe moshe e thyer. Pu pu pu cfare ka ngelur ketu. Vetem mostrat.
Përgjigju