Arrestohen 4 persona në Tiranë, dy ishin në kërkim! Ja për çfarë akuzohen

11 Korrik 2020, 14:17| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 14:19

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, dy prej të cilëve kanë qenë persona të shpallur në kërkim kombëtar. Ndërkohë sipas policisë, dy personat e tjerë të arrestuar, akuzohen, 1 për prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe 1 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

•Z.Q., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

•Q.K., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Forçat e Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve", bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 34 vjeç, pasi në rrugën "Irfan Tomini", gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. 

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G., 33 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?