Arrestohen 7 persona në Durrës dhe Krujë, 5 të shpallur në kërkim kombëtar

28 Qershor 2020, 11:58| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 12:00

  • Share

Shtatë persona janë arrestuar së fundmi në Durrës dhe Krujë, për vepra të ndryshme kriminale, ndërkohë që 5 nga këta persona kanë qenë shpallur në kërkim kombëtar.

Një 35-vjeçar me inicialet E.M banues në Durrës është arrestuar pasi ka përndjekur ish të fejuarën e tij, ndërsa një 43-vjeçari me inicialet D. Gj, gjykata e Durrësit i ka caktuar masën 'arrest me burg', për veprën penale 'mashtrimi'. Po ashtu në Durrës gjykata i ka caktuar masën 'arrest me burg' një 45-vjeçari me inicialet D. P, për veprën 'mosdhënie e mjeteve për jetesë'. Gjithashtu një tjetër, I. M, 48 vjeç, e ka pësuar pasi gjykata i vendosi arrest me burg për veprën penale 'plagosje e lehtë me dashje'.

Ndërkohë gjykata e Krujës i ka caktuar masën arrest me burg një 62-vjeçari me inicialet H. M, për veprën penale 'kultivim të bimëve narkotike'. Gjithashtu gjykata e rrethit të Krujës ka proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme".

Shtetasit në fjalë janë A. D., 43 vjeç, F. P., 26 vjeç, A. Z., 37 vjeç, Xh. P., 19 vjeç, A. M., 43 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, banues në Krujë, pasi kanë organizuar protestë të paligjshme, përpara Bashkisë Krujë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?