Dy punonjës policie të Pikës Kufitare Qafë Thanë, 2 doganierë dhe 3 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga AMP për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion aktiv/pasiv” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.
Tre personat e identifikuar si Julian Hila, 37 vjeç, Bule Hila, 38 vjeçe, Florenc Gega, 22 vjeç, janë kapur në flagrancë ndërsa udhëtonin me mjete të ndryshme nga shërbimet në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore.
Nga hetimet rezultoi se punonjësit e policisë të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë në bashkëpunim me doganierët, kundrejt një shume parash kanë favorizuar tre personat në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Për këtë arsye, nga AMP në bashkëpunim me DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Korupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” për:
1. Inspektor Arian Hajrulla, 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.
2. Inspektor Fisnik Mahmutllari, 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.
3. Vladimir Bardhi, 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë.
4. Julian Poce, 45 vjeç, me detyrë Doganier , pranë Degës Doganore Qafë Thanë.
Po ashtu në vijim të veprimeve paraprake hetimore u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Korupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” tre personat nga Librazhdi, Julian dhe Bule Hilën e Florenc Gegën.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.
7 persona u arrestuan nga AMP, mes tyre dy policë kufitarë të Qafë Thanës dhe dy doganierë pasi morën para për të kaluar mallrat kontrabandë pa kryer procedurë zhdoganimi.
Ata janë identifikuar si:
1. Inspektor Arian Hajrulla, 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.
2. Inspektor Fisnik Mahmutllari, 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.
3. Vladimir Bardhi, 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë.
4. Julian Poce, 45 vjeç, me detyrë Doganier , pranë Degës Doganore Qafë Thanë.
Ndërsa tre personat nga Librazhdi që i dhanë shuma parash janë identifikuar si: Julian Hila, 37 vjeç, Bule Hila, 38 vjeçe, Florenc Gega, 22 vjeç.