VIDEO/ Arrestohen autorët e tentativës së grabitjes në Prush të Tiranës! Vodhën dhe argjendarinë në Kamëz (FOTO + EMRAT)

2 Mars, 13:45| Përditesimi: 3 Mars, 00:32

  • Share

TIRANË - Tentativa e vjedhjes së banesës në Prush të Tiranës më 9 dhjetor të vitit të shkuar, ku autorët e veshur me uniforma policie shkëmbyen të shtëna me policët e vërtet është zbardhur zyrtarisht nga Krimet e Rënda të Policisë së Tiranës dhe Komisariati nr. 6.

Bashkë me të, edhe dy ngjarje të tjera konsiderohen tashmë të zbardhura, grabitja e argjendarisë në Kamzë më 28 nëntor 2023 dhe një tentative të tretë për të vjedhur në rrugën Tiranë-Vorë.

Të gjitha kanë një të përbashkët, autorët, dy prej të cilëve u arrestuan, ndërsa një i tretë, F.T, u shpall në kërkim. Klodian Çypi, 37 vjeç, nga Fushë Kruja dhe Kleotild Bardhi, 32 vjeç, nga Laçi, ranë në pranga të policisë edhe pse prej disa javësh ishin si të dyshuar kryesor.

Por, si arriti policia në gjurmët e tyre?

Një ditë më parë në zonën e Kombinatit rezulton të jetë vjedhur një makinë dhe ndër personat e shoqëruar si të dyshuar ishin edhe Klodian Çypi dhe Kleotild Bardhi. Të dy rezultuan se nuk ishin autor të vjedhjes së makinës, por gjatë kontrolleve  në shtëpi iu gjetën materiale e prova që hetuesit i lidhin me grabitjen e Prushit.

Dy armë zjarri pistoleta të çmontuara, të gjetura në banesën e Kleotild Bardhit. Gjithashtu u sekuestruan krehra e municion luftarak, një automjet, 8 aparate celularë, 3 karta SIM, dhe një pajisje GPS. Kjo e fundit thonë burimet e policisë konsiderohet provë e rëndësishme në hetime.

Ata akuzohen për veprat penale vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Klodian Çypi nuk është emër i panjohur për policinë. I riu është autor i dhjetëra vjedhjeve dhe grabitjeve që prej vitit 2011. Në grabitjen e Prushit agresorët pasi panë policinë qëlluan në drejtim të tyre por plumbat për fat të mirë nuk kapën asnjërin dhe mundën të largohen me një “Audi” me ngjyrë të bardhë. Ndërkohë në Kamzë mundën të marrin flori me vlerë të konsiderueshme. 

"Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit K. C., dhe F. T., më datë 09.12.2023, kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Prush, dhe sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë hapur zjarr ndaj tyre, me armë, dhe janë larguar me një automjet tip "Audi", në pronësi të shtetasit K. B.

Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2023, ku është vjedhur një argjendari në Kamëz, dhe të vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë" informoi sot polica e Tiranës.

Operacioni u kodua "Blind' dhe u organizua nga efektivët e komisariatit 6 dhe policisë së Kurbinit.

Të arrestuarit e akuzat
Klodian Çypi, 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, "Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit", mbetur në tentativë, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Kleotild Bardhi, 32 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Në kërkim
F. T., i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, "Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit", mbetur në tentativë, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

1709386228_klodiancypikleotildbardhi.jpg
 

Foto: Kleotild Bardhi dhe Klodian Çypi

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • shpresa: 03/03/2024 07:27

    Mendo cfare edukimi u japin femijeve keto plehra… Denim dhe kurre Amnisti !!!

    Përgjigju
  • Endi Nano: 02/03/2024 17:16

    Perdit ne burg e ne varr prap smbarohen

    Përgjigju
  • Topet: 02/03/2024 17:00

    Varini me litar keta zagaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?