Lorena Lanceri duke bërë kontrollin e rrugës

Arrestohen bashkëpunëtorët e bosit të mafies siçiliane, e pritën në shtëpi për dreka dhe darka! Kontrollonin rrugën që askush të mos vinte re lëvizjet

16 Mars 2023, 09:37| Përditesimi: 16 Mars 2023, 09:40

  • Share

Bashkëpunëtorët e bosit të mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro janë arrestuar në Itali. Emanuele Bonafede, nipi i Leonardo Bonafede dhe gruaja e tij Lorena Ninfa Lanceri përfunduan në burg me akuzën e ndihmës ndaj të shumëkërkuarit. Ata pritën kumbarin për dreka e darka.

Sipas hetuesve, çifti priste Messina Denaron në shtëpinë e tyre në Campobello di Mazara "në mënyrë të vazhdueshme dhe për disa ditë". Ai kalonte orë të tëra me ta dhe lëvizte i pashqetësuar se ishte shpallur në kërkim.

Bonafede dhe gruaja e tij vëzhgonin me kujdes rrugën duke u siguruar që askush s’do vinte re lëvizjet derisa bosi i mafies të largohej. Hetuesiti kanë mësuar detajet nga kamerat e disa dyqaneve pranë shtëpisë së çiftit.

Lorena Lanceri ishte shumë e afërt me Messina Denaron, aq sa ajo menaxhonte komunikimet me një sërë personash veçanërisht të dashur për të. Këtë rol në rrjetin e bashkëpunëtorëve e luanin vetëm ata që gëzonin besimin absolut të kumbarit. Me arrestimin e çiftit, mbështetësit e Messina Denaro që përfunduan në burg kanë shkuar në gjashtë (6). 

Të njëjtin fat si çifti pati Andrea Bonafede, topografi i cili i dha hua identitetin e tij bosit mafioz për ta lejuar atë të bënte terapi onkologjike dhe të bënte blerje e të lëvizte i lirë.

Shoferi që e shoqëronte gjithë kohës është shpallur në kërkim.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?