Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Arrestohen dy grabitësit e minierës në Pukë, në kërkim edhe dy punonjës

13 Shtator 2018, 08:48| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 08:51

  • Share

PUKE-Tre ditë pas grabitjes me armë zjarri në minierën e Munellës janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë vijojnë që të jetë në kërkim.

Dy personat që janë në kërkim nga policia janë punonjës të minierës që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.

Në datë 10 shtator në minierën e Munellës në Pukë persona të armatosur dhe të maskuar lidhën rojën, ndërsa grabitën disa kabllo elektrikë dhe materiale të reja.

Kompania pezulloi punën deri në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa në fillim të javës pritet që të rifillojë sërish.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?