Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi bashkëpunonin për të shitur kokainë. Të arrestuarit janë një 42-vjeçar dhe një 22-vjeçar, të cilëve i është sekuestruar dozë e konsiderueshme kokaine dhe para, që sipas policisë janë fitime nga shitja e lëndëve narkotike. Ata u arrestuar nga operacioni i koduar “ Ypsilon” nga policia e Beratit, me qëllim kapjen e personave që merren me trafikim të lëndëve narkotike.
Të arrestuarve i janë sekuestruar gjithashtu dy automjete dhe celularë për provë materiale pranë policisë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të Drejtorisë Vendore të Policisë në Berat, arrestuar Sokol Gjecin dhe Kledjan Demajn në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disamujor, bazuar nga informacione paraprake për këta dy shtetas. Operacioni "Ypsilon" u realizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e tyre e të dyshuarve, pas kërkimeve paraprake.
Janë zbuluar emrat e personave që merreshin me trafikimin e kokainës, të cilat u kapën nga policia e Beratit. U arrestuan 42-vjeçari Sokol Gjeci dhe 22- vjeçari Kledjan Demaj. Të dy të arrestuarit janë banues në Berat