Policia greke

Pjesë e 'Kompania Bello'/ Kapen dy trafikantët shqiptarë në Greqi, u sekustrohen euro dhe armë

17 Shtator 2020, 16:38| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 16:56

  • Share

Operacioni ndërkombëtar për të shpërbërë bandën shqiptare të quajtur "Kompania Bello", e cila importonte kokainë nga Amerika Latine në Evropë, ka sjellë arrestimin e rreth 20 personave nga vende të ndryshme të botës.

Sipas mediave greke, dy prej personave të kërkuar dyshohej se ishin vendosur në Atikë të Greqisë. Një urdhër arresti ishte lëshuar nga Italia ndaj njërit prej tyre pasi ai dyshohet se koordinonte trafikun e drogës për llogari të grupit kriminal.

Në banesat e dy të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë gjahu, 3500 euro, 2 peshore elektronike, 1 dedektor, 1 palë dylbi, disa doreza, shirita izolues, 2 celularë.

Hetimi, i koduar "Los Blancos", filloi nga autoritetet italiane në maj 2015 dhe që atëherë është zgjeruar në Gjermani, Spanjë, Hungari, Greqi, Hollandë, Mbretëri të Bashkuar, Rumani, Shqipëri,  Mbretëri të Bashkuar dhe Emiratet Arabe.

Gjatë hetimit pesë-vjeçar, 84 anëtarë të tjerë të organizatës u arrestuan dhe u sekuestruan më shumë se 3.8 ton kokainë dhe më shumë se 5.5 milion euro.

Të dy shqiptarët e arrestuar në 15 shtator në Atikë u dërguan në Prokurorinë kompetente.


Lajmi kryesor:

Shkatërrohet karteli më i madh shqiptar i drogës! 5 vite hetime...4 ton drogë e kapur dhe 5.5 mln €! Kush janë anëtarët e bandës të arrestuar në Shqipëri (EMRAT)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?