Foto ilustruese

Bota

Arrestohen dy shqiptarë në Itali/ Moldavi i përshëndeti njërit të dashurën, ata e plagosin rëndë në veshka

11 Prill, 11:02| Përditesimi: 11 Prill, 11:08

  • Share

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë pas një konflikti në ambientet e një e një lokali  Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata plagosën një 30-vjeçar moldav në një klub nate. Plagosja mësohet se ka ndodhur pasi 30-vjeçari moldav përshëndeti të dashurën e njërit prej shqiptarëve. Pas kësaj ata janë konfliktuar dhe ka agravuar në përdorimin e thikave.

Akuzat ndaj tyre janë vrasje e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë dhe mbajtjen e armëve të ftohta pa leje. Nga plagët e marra, moldavi humbi një veshkë, të cilën mjekët u detyruan t'ia hiqnin me ndërhyrje kirurgjikale, si dhe një pjesë të zorrës së trashë. I lënduar mbeti edhe një 24-vjeçar rus.

Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë, Marco Odorisio, mori menjëherë masa administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi, sipas hetuesve, ka motive pasioni. Autori kryesor i sulmit u kap pas ndjekjes, i fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij në Venecia. Ai u gjet i befasuar dhe tentoi arratisjen, por pa sukses. Kur hyri policia për kontroll në shtëpi, shqiptari ishte duke fjetur, raportojnë mediat italiane. 

Gjatë kontrollit u gjetën rrobat që kishte veshur mbrëmjen e sulmit dhe një thikë 22 centimetra e fshehur në jastëkun që flinte, si dhe një kaçavidë në xhepat e një xhakete. Po më 7 prill, agjentët zbuluan ku fshihej edhe bashkëpunëtori tjetër, gjithashtu shqiptar, me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky u kap i fshehur në shtëpinë e partneres, teksa iu sekuestrua po një thikë, që po ekspertohet nëse është arma e përdorur në krim.

Në banesë u gjetën të fshehura edhe 20 gramë kokainë të ndara në doza, një peshore precize dhe material ambalazhi, si dhe shuma e parave të gatshme prej rreth 2 mijë eurosh, të ardhura të supozuara nga trafiku i drogës, të cilat i kushtuan shqiptarit edhe një kallëzim për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?