Dy të reja, të identifikuara si Jetmira Demiraj dhe Rexhina Lika kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën duke shfrytëzuar qendrat e masazheve për prostitucion në zonën e 'Ish Bllokut' dhe '21 Dhjetorit'. Ndërkohë janë vënë nën hetim 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Operacioni policor i koduar "SPA", u realizua pas një pune të mirëfilltë hetimore disa mujore për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i Jetmira Demiraj, 30 vjeçe dhe Rexhina Lika, 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".
Ato administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur "Ish-Blloku" dhe në zonën e quajtur "21 Dhjetori". Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në vijim të veprimeve, do të hetohen në gjendje të lirë në gjendje të lirë dy personat e identifikuar si A. Ll., Xh. T., për veprën penale "Prostitucioni" dhe A. L., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.