TIRANË- Arrestohen 2 shtetas turq në Rinas pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.
Dy shtetasit e huaj janë H. Z., 35 vjeç dhe A. Ç., 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në Turqi, të cilët gjatë intervistimit nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen duke kundërshtuar me dhunë policët.
Shtetasit turq nuk kishin vizë për në vendin tonë, nuk plotësonin kushtet, nuk kishin vlera monetare as rezervim hoteli dhe ishin të paqartë për destinacionin që donin të shkonin.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ''Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik'' dhe ''Goditje për shkak të detyrës''. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Pas procedimit ata do të kthehen në vendin e tyre, Turqinë.