Tre shqiptarë të moshave 32, 36 dhe 49 vjeç janë arrestuar nga policia austriake pasi akuzohen se kanë vjedhur dhe bastitur dhjetëra shtëpi duke marrë buxhuteri që arrijnë vlerën deri në 200 mijë euro.
Sipas medive të huaja, shqiptarët kanë pranuar para autoriteteve që kanë bastisur gjithsej 20 shtëpi në Austrinë e Ulët, Austrinë e Epërme, Styria, Salzburg dhe Burgenland nga data 20 maj 2021 deri më 3 qershor 2021.
Dy shqiptarët 36 dhe 49 vjeç u ekstraduan në Austri në vitin 2022 pasi ishin arratisur.
Edhe shqiptari 32-vjeçar, i cili po ashtu ishte arratisur nga vendi drejt Spanjës, u kap më 5 shkurt të këtij viti dhe u ekstradua në Austri më 19 mars, në aeroportin e Vjenës Schwechat
Ai është marrë në pyetje dhe ka pranuar plotësisht përfshirjen e tij në vjedhjet e shtëpiave.