400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri! Arrestohen për korrupsion gjyqtarja dhe avokati në Elbasan! Një familjar në pranga, tjetri 'arrest shtëpie'

22 Korrik 2022, 09:03| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 16:16

  • Share

ELBASAN- Përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsioni kanë zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Pasi i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg duke ofruar shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë.

Së bashku me gjyqtaren dhe avokatin është arrestuar dhe një familjar ndërsa tjetri është lënë në arrest shtëpie. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, ata nuk kishin pranuar.

'Më mirë t'i hajë ai 400 mijë lekë në burg sesa gjyqtarja'- thanë familjarët

Burime për Report bëjnë me dije se KLGJ pritet të mblidhet për të pezulluar nga detyra gjyqtaren. Në njoftimin e SPAK thuhet se gjyqtarja dhe avokati akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, si dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Si arriheshin ryshfetet:

Burimet e Report Tv mësuan se avokati Ilir Pashaj, një ish gjyqtar shërbente si negociator i këtyre çështjeve.

Ai u tërhoq nga detyra për shkak të frikës së Vettingut.

Kush ishte Xhulio Musaj dhe për çfarë dënohej:

Në vitin 2019, Shqiptarja.com ka raportuar se disa të rinj, mes tyre dhe Xhulio Musaj ishte i përfshirë në vjedhje makinash në qytetin e Elbasanit. 28-vjeçari u arrestua pasi kishte vjedhur dhe më pas kishte braktisur mjetin.

'GJKKO ka caktuar masat e sigurimit "arrest shtëpie" për gjyqtaren ndërsa "arrest me burg" për avokatin Pashaj. Hetimet u zhvilluan nga prokurori Edvin Kondili. Burime bëjnë me dije se në tetor të vitit 2021, avokati Ilir Pashaj, i cili ka qenë gjyqtar por u tërhoq nga frika e vettingut, u tha familjarëve se do i ulte të arrestuarit 6 muaj burg për 200 mijë lekë. Pas takimit me gjyqtaren kërkoi 400 mijë lekë, por familjarët e kundërshtuan dhe nuk pranuan të paguanin këtë shumë parash.'- thuhet në njoftimin e SPAK

Ora 09:28
Ofroi 400 mijë lekë për zbutje dënimi për gjyqtaren dhe avokatin në Elbasan! Kush ishte i arrestuari dhe negociatori

Xhulio Musaj, i arrestuar në Elbasan u ofroi gjyqtares dhe avokatit në Elbasan shumën 400 mijë lekë për të zbutur dënimin e tij. Në vitin 2019 Xhulio Musaj ishte i përfshirë në vjedhjen e një makine.

Negociatori ishte Ilir Pashaj, ish gjyqtari i cili u tërhoq nga frika e vettingut.

Ora 09:16
Përgjimet/ Ryshfet për uljen e dënimit të të arrestuarit, familjarët-avokatit: Ato lekë më mirë t'i hajë ai në burg se gjyqtarja

1658474281_1600695545gjykataelbasan.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka, e arrestuar për korrupsion, ka marrë ryshfet 400 mijë lekë në tetor të vitit 2021 për të liruar një të arrestuar. 

Arrestimi i gjyqtares dhe avokatit pas përgjimeve dhe vëzhgimeve nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije se avokati Ilir Pashaj u tha familjarëve se do i ulte të arrestuarit 6 muaj burg për 200 mijë lekë. Pas takimit me gjyqtaren kërkoi 400 mijë lekë, por familjarët e kundërshtuan.

Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të arrestuarit i kanë thënë avokatit: "Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja."

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adile Frasheri: 24/07/2022 01:43

    A do te arrij drejtesia ta denoj kte lloj kriminele?

    Përgjigju
  • Adile Frasheri: 24/07/2022 01:41

    Zamira Vyshka uroj te marre denimin e merituar. Eshte kryetarja e mafias, e paskrupullt ne cdo drejtim. Ju lutem mos e fshihni komentin sepse cdo kush e di kush eshte ajo.

    Përgjigju
  • Iris: 23/07/2022 01:23

    Ironik eshte fakti qe gjyqtari i diskretituar hoqi dore nga detyra per shkak te Vetingut,por jo nga zakonet e matrapazlleqet dhe kesaj radhe me togen e avokatit.Kete //te mire// e kemi nga deputetet tane //te nderuar// qe e rruan dhe e qethen reformen ne drejtesi sipas deshires se interesit te tyre e xhepit te tyre.Fale ketyre /pykave/ te kuvendit sic i quante Noli, keta gjyqtare shkarkimin e kane vetem per 15 vjet,pra nese nuk kane arritur moshen e pensionit, mund te riciklohen prape ne sistem;asnje dite burg,asnje sekuestrim te mirash materiale te pajustifikuara dhe vazhdim profesioni,por duke nderuar rolin,kur ne fakt keta nuk duheshin lejuar te punonin as si pastrues ne ndertesat e drejtesise!!!

    Përgjigju
  • Bobi: 22/07/2022 13:38

    2 gjyqtare super te korruptuar. Vetem sorrollatje me qellim te te merrnin leke kane bere. Dhe atehere kur kishe te drejte s'te linin pa te kafshuar. Ky Pasha 2 ose 3 here ka shkuar ne KLD por e mbronin po hajdutet. Per nje gjyq fitonte ai qe jepte me shume. Spaku ti konfiskoj pasurite ketyre

    Përgjigju
  • Shpresoj: 22/07/2022 11:18

    Shpresoj qe drejtesia ti japi denimin qe Meriton gjytares zamira vyshka kjo gjaretare ka gjashte vjet qe me sarollat dyerve te gjykates dhe tre vjet kte ceshtje e kishte ilir pashai qe u ben 9 vjet u gezova shum zoti vonon por nuk harron kadri luli

    Përgjigju
    • Raldi: 22/07/2022 11:35

      Samira eshte mbreteresh! Ku ka femer si Zamira Zamira ka pas leke qe ne kohen e qepes ka fabrike e dyshekeve edhe vetem prona ka 20 milion euro... Ska si Mira!

  • Sa mire: 22/07/2022 11:05

    Ka zot se è kam filluar gjyqin me ilirin dhe nga Tirana qe fitova perfundoi tek zamira dhe veç me te zvarrit dhe burgun pak e kane dhe postoje te lutem se keto pak dhe sa me shum burg aq me mire

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 22/07/2022 10:49

    Gjyqtarja Vyshka duhet te hetohet nga ligji antimafia per pastrim te te ardhurave nga krimi. Zonja ka nje hotel ne Himare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?