Korçë/ Prerje dhe transport të paligjshëm të pyjeve, arrestohen 4 persona në Vithkuq

11 Tetor 2020, 13:30| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 13:47

  • Share

Korçë- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme për prerje dhe transport të paligjshëm  të pyjeve në afërsi të fshatit Shtyllë dhe vendit të quajtur "Qafa e Martës" .

Transporti i druve  bëhej me 4 automjete tip fuoristrada ku janë gjendur një  sasi prej 12 m sterë dru zjarri pa dokumentacionin përkates.Blute e Korçës në kuadër te zbatit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar "Vithkuqi".

Gjatë kontrollit për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve  janë gjetur në makinë prova materiale, te cilësuara si mjetet e përdorura për prerjen e druve, motorseka dhe sopata. Policia njofton se të arrestuarit me iniciale S. T., 23 vjeç  O. B., 40 vjeç D. P, 30 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, janë banues në fshatin Vithkuq, Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve "

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?