Katër protestues janë arrestuar pasi pikturuan një flamur gjigant 500 m2 të Ukrainës në rrugën jashtë ambasadës ruse në Londër.
Organizuar nga grupi i fushatës Led By Donkeys, protestuesit përdorën ngjyrat simbolike mbi asfalt duke përdorur karroca dore. Shoferët dhe çiklistët u përpoqën të shmangnin bojën, pasi një protestues mbajti një tabelë ku u thoshte "ngisni ngadalë".
“Nesër është përvjetori i parë i pushtimit imperialist të Putinit në Ukrainë. Ndryshe nga sa pretendojnë diktatori rus dhe apologjetët e tij, Ukraina është një shtet i pavarur dhe një popull me çdo të drejtë për vetëvendosje. Ekzistenca e një flamuri masiv ukrainas jashtë ambasadës ruse në Londër do të shërbejë për t'i kujtuar atij këtë”, tha grupi në një deklaratë. “
Lajmi kryesor:
Lufta/ OKB miraton rezolutën: Rusia të dalë menjëherë nga territori i Ukrainës, duhet paqe e plotë! 141 vende pro, asnjë vend i madh kundër! Kina dhe India abstenim
F.D/ReportTv.al