Arrestohen shoferi dhe pasagjerja në Gjirokastër, po transportonin 23 emigrantë të paligjshëm me furgon (VIDEO)

12 Korrik 2022, 15:36| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 15:46

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kapën duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Road Guard 32", u arrestuan në flagrancë shtetasit B. T., 52 vjeç, banues në Lushnje dhe K. Sh., 44 vjeçe, banues në Durrës.

Në hyrje të qytetit Tepelenë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin furgon që drejtohej nga 52-vjeçari dhe pasagjere shtetasen K. Sh., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin me këtë furgon, 23 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 12/07/2022 16:55

    Kane gjetur justifikim trafik emigrantesh , ai po i ndihmon madje duhet falenderuar se ata te shkrete me apo pa ate person njesoj do te kalojne ilegalisht eshte e drejta e cdo njeriu per te kerkuar nje jete me te mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?