Janë arrestuar në Rinas tre shqiptar nga Kosova, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Këta persona janë arrestuar në flagrancë nga kontrollet e policisë në Rinas.
Tre të rinjtë të moshës 24 vjeç deri në 27 vjeç, janë arrestuar pasi kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ata akuzohen për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”, kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas janë paraqitur te sporteli policor në kabinat e daljes nga Republika e Shqipërisë, pasi do të udhëtonin në drejtim të Gjermanisë, dhe te sporteli kanë paraqitur, lejet e qëndrimit për në Gjermani, dhe pasaporat e tyre të cilat kishin nga një vulë të Maqedonisë së Veriut. Arrestimi i tyre u bë pasi këta persona janë paraqitur te sporteli policor në kabinat e daljes nga Shqipwria, pasi do të udhëtonin në drejtim të Gjermanisë, dhe te sporteli kanë paraqitur, lejet e qëndrimit për në Gjermani, dhe pasaporat e tyre të cilat kishin nga një vulë të Maqedonisë së Veriut.
Punonjësit e Policisë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për origjinalitetin e dokumenteve, kanë bërë bllokimin e tyre dhe pas verifikimeve të bëra, në laboratorin e Policisë Kufitare, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë disponon Policia Kufitare, rezultoi se lejet e qëndrimit dhe vulat, ishin të falsifikuara.
Nuk është gjendur ende personi që i ka mundësuar këto dukumente, prandaj është shpallur në kërkim. Ai jetonte në Gjermani dhe fitonte të ardhura duke bërë dokumente falso. Akuzohet për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”