Foto ilustruese

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, dënohet me 8 muaj burg, kultivonte bimë narkotike (Emri)

23 Janar 2023, 19:54| Përditesimi: 23 Janar 2023, 20:00

  • Share

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap në flagrancë dhe iu gjetën 200 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar deri në 177,000 £ në një pronë në qendër të qytetit. 20 vjeçari shqiptar quhet Din Truni  dhe u arrestua të shtunën pasi iu gjetën dhe sekuestruan bimë dhe pajisje kultivimi në Workington, Cumbria.

Ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar dy muaj më parë. Ai pranoi se po merrej me kanabis dhe u dënua me tetë muaj burg. Gjykatës iu tha se Truni, pa adresë të qëndrueshme banimi, kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar me gomone pasi u largua nga Shqipëria. Ai humbi të gjitha pasuritë gjatë udhëtimit të tij dhe nuk kishte para, strehim, kontakte apo njohuri të gjuhës angleze.

Sipas mediave britanike ky është plantacioni i dytë i zbuluar në zonë në harkun kohor prej një jave, pasi ditë më parë u arrestuan 4 persona përgjegjës për mbi 200 bimë narkotike me vlerë rreth 400 mijë paundë. I riu i identifikuar si Din Truni ishte përgjegjësi i vetëm i ambientit, teksa brenda shtëpisë ishin vendosur të gjitha pajisjet e nevojshme për rritjen e bimëve si ngrohëse, drita dhe pleh kimik. Brenda shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan rreth 200 bimë kanabis me vlerë në rrugë nga 56 mijë deri në 177 mijë paundë.

 

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?