Foto ilustruese

Arrestohet 21-vjeçarja në Durrës, policia i gjen kokainë gjatë kontrollit

20 Shkurt 2020, 09:37| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 09:39

  • Share

DURRES- Një 21-vjeçare është vënë në arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. 21-vjeçarja nga Durrësi me iniciale A. B., tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

"Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen 13.5 gr. kokainë. Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçare.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla,  specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njofton policia.

Komento

Komente

  • lexuesi: 20/02/2020 12:05

    Një 21-vjeçare është vënë në arrestuar në flagrancë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?