Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari në Lushnjë, akuzohet për komunikime pornografike me të mitura në rrjetet sociale

24 Gusht, 13:24| Përditesimi: 24 Gusht, 13:25

  • Share

Një 26-vjeçar nga Karbunara e Lushnjës ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka pasur komunikime me përmbajtje pornografike në rrjetet sociale me shtetase të mitura.

I riu Qerim Kasapi u ndalua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas denoncimit të bërë nga emisioni "Piranjat", se një shtetas 26-vjeçar kishte komunikime me përmbajtje pornografike, në rrjetet sociale, me shtetase të mitura, arrestuan në flagrancë për veprat penale "Vepra të turpshme" dhe "Pornografia", shtetasin Q. K., 26 vjeç, banues në Karbunarë”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?