Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari në Rinas, u kap me kokainë në automjet! Në banesë iu gjetën dhe 9 steka me cigare pa pullë

20 Shkurt, 11:30| Përditesimi: 20 Shkurt, 11:35

  • Share

Policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogës, duke arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij në Rinas, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 23.5 gramë kokainë, që dyshohet se ishte destinuar për shitje në doza. Në vijim të operacionit, në banesën e tij u sekuestruan edhe 9 steka me cigare pa pullë fiskale.

'E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në Rinas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. P., në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.  Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 9 steka me paketa me cigare, pa fullë fiksale.', njofton policia.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?