Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Selanik pas denoncimit të partneres së këtij të fundit, e cila e akuzon për përdhunim.
20-vjeçarja ka dëshmuar në polici së në orët e para të së dielës, teksa ndodheshin në një hotel, gjatë marrëdhënies seksuale, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj, duke i shkaktuar mavijosje.
Gjithashtu ajo deklaroi se ai kishte konsumuar dhe kokainë.
Pas një kontrolli, oficerët e policisë nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Oreokastro e lokalizuan 26-vjeçarin shqiptar në zonën e Stacionit të Ri Hekurudhor të Selanikut, ku dhe e arrestuan.
Ndaj tij autoritetet greke kanë ngritur padi për përdhunim dhe shkelje të ligjit për përdorimin e drogës.
Komente
