Elis Miftari 29 vjeç, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Paskuqanit rreth orës 11:00.
Në spital kanë përfunduar Zenel Miftari 27 vjeç dhe Alfons Miftari 20 vjeç, të cilët u plagosën me thikë nga vëllai i tyre Elis Miftari pas një konflikti të çastit.
Dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rreziku për jetën.
“Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.
Komente

E ardhmja ne Shqipëri nuk jep aspak mundesi per permiresim, mbyllja e gjithe rrjeteve sociale dhe oferta per kurse falas per cdo te ri , kurse per rritje karriere apo profesionale ! E ardhmja tregon qe brezi i ri sot 21-30 vjec Jane keq edukuar dhe po shikojme nje brez pa edukate , discipline , diplomaci dhe shume stres sidomos Tirana dhe qytete te medha
Përgjigju