Kronikë

Arrestohet 29-vjeçari që po shiste kokainë, e pëson dhe personi që po e blinte! Kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’

6 Tetor, 14:30| Përditesimi: 6 Tetor, 14:39

  • Share

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili po shiste lëndë narkotike kokainë. Gjithashtu në pranga ka rënë dhe personi që po e blinte, S. Xh, pasi kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Personi S. Xh., i ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Policia e Tiranës gjithashtu ushtroi kontrolle në banesën e 29-vjeçarit nga ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi kokaine, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave,  një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Check point”.     

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.      

U kap në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine, një shtetasi, vihet në pranga 29-vjeçari.  

Vihet në pranga dhe shtetasi që po blinte lëndën narkotike, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sekuestrohen një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari.    

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check point”.   

Gjatë operacionit, në rrugën “Anton Lufi”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin A. A. duke i shitur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokaine, shtetasit S. Xh.   

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. Xh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. A. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave,  një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit A. A., 29 vjeç dhe S. Xh., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

K.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?