Tavolina e pokerit, fishat dhe paratë e sekuestruara

Kronikë

Arrestohet 31-vjeçari në Kurbin, kishte përshtatur lokalin për organizimin e lotarive të palejuara

6 Nëntor 2022, 17:04| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 17:08

  • Share

Një 31-vjeçar i identifikuar si Besmir Mena ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Ai kishte përshtatur lokalin e tij në Sanxhak, Kurbin për të organizuar lotari të palejuara.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 tavolinë pokeri, fisha, letra bixhozi dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

31 vjeçari, banues në Kurbin, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara". 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • EUROLLOTO: 08/11/2022 22:12

    Deri ne fund te vitit do te qendroje ne burg pastaj do tw lirohet sepse nga 1 Janari 2023 bastet do te rihapen perseri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?