Foto ilustruese

Kronikë

Arrestohet 31-vjeçari nga Lezha i shpallur në kërkim ndërkombëtar/EMRI

26 Maj 2018, 12:35| Përditesimi: 26 Maj 2018, 12:39

  • Share

Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Altin Doshi 31 vjeç banues në Lezhë, i dënuar në mungesë me 5 vite burg nga Gjykata e Romës.

Autoritetet italiane e kanë dënuar për veprën penale vjedhhje me dhunë. Altin Doshi është arrestuar për t’u ekstraduar më pas në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin.

Këtë shtetas, Gjykata e Romes në Itali, me vendim Nr.SIEP 399/2018 datë 29.03.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprën penale "Vjedhje me dhunë" parashikuar nga nenet 110 dhe 628 të Kodit Penal.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?