Abuzimet seksuale me të mitura po bëhen gjithnjë e më shqetësuese. Pas historisë shokuese të zbuluar në një qytet juglindor të vendit ku një vajzë 12 vje֛çare ishte abuzuar prej dy vitesh nga djali i bashkëjetuesit të mamasë së vet, dy raste raportohen sot në Fier dhe një tjetër rast në Korçë.
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur. Por prindërit e 35-vjeçarit thonë se ata janë njohur që në mars të vitit 2023 dhe jetonin bashkë. Madje kanë bërë edhe dasmë në gusht. Familja e vajzës nuk ka marrë pjesë pasi nuk ishte dakord me lidhjen e tyre.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga shtetasin A. A., 35 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.’- njofton policia.
Po ashtu është vënë në hetim edhe një 17-vjeçar, pasi është kallëzuar nga bashkëmoshatarja e tij për marrëdhënie seksuale me dhunë.
‘një 17-vjeçar, pasi është kallëzuar një 17-vjeçare, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Vijojnë veprimet për të verifikuar kallëzimin.’- njofton policia.
Edhe në Korçë është raportuar për një rast të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Policia ka vënë në hetim 18-vjeçarin F.L, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në muajin tetor të vitit 2023, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15 vjeçare.
Mësohet se vajza ka bërë denoncim pas një grindje me 18-vjeçarin pas një grindje. Adoleshentët kanë qenë në një lidhje. Por duke qenë se të dy kanë qenë nën moshë në kohën kur pretendohet të ketë ndodhur ngjarja, policia ka filluar procedim penal në gjendje të lirë për të riun.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L., 18 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në muajin tetor të vitit 2023, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15 vjeçe. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.’- njofton policia.