Arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali, po transportonte me furgon 220 kg kokainë! Ishte e cilësisë së lartë, kishte vlerë 15 milionë euro (VIDEO)

7 Mars 2023, 08:23| Përditesimi: 7 Mars 2023, 18:39

  • Share

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Veneto pasi u kap duke transportuar 220 kg kokainë me furgon. Lënda narkotike ishte e cilësisë së lartë dhe nëse do të dilte në treg, do kapte vlerën e 15 milionë euro.

Shqiptari që po drejtonte furgonin u ndalua në autostradën A4 në drejtim të Milanos, u arrestua dhe akuzohet për trafik droge. Sipas hetimeve nga Guardia di Finanza dhe policisë, sasia e drogës do të shpërndahej në një treg më të gjerë se ai i Veronës.

Ishte ora rreth 14.30 kur në autostradë, një furgon që ngadalësonte dhe shpejtonte vazhdimisht, tërhoqi vëmendjen e efektivëve për kontroll të menjëhershëm. Targa ishte raportuar më parë nga policia gjenoveze, pasi dyshohet se përdorej për trafikun e drogës. Sapo u arrit mjeti efektivët e policisë vijuan me kontrollin dhe gjetën 220 kg kokainë, vlera e së cilës në treg shkonte 15 milionë euro.

Sekuestrimi i djeshëm është një nga më të mëdhenjtë i kryer së bashku me policinë rrugore të Verona. Në nëntor 2021, në autostradën A4 në drejtim të Milanos, policia kishte konfiskuar edhe 350 kilogramë të tjerë kokainë të transportuar nga një 40-vjeçari nga Brescia, një korrier droge ‘me eksperiencë’, me precedentë të veçantë.

Ai po udhëtonte me furgon në kushte të pasigurta, me dritë jofunksionale, që shërbente për transportin e materialeve hidraulike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?