Marijuana e gjetur në fugonin e shqiptarit

Bota

Itali/ Arrestohet 41-vjeçari shqiptar, u kap me drogë me vlerë 1 mln euro! Ja gabimi që tërhoqi policinë

13 Qershor 2024, 17:18| Përditesimi: 13 Qershor 2024, 18:02

  • Share

ITALI – Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë, teksa transportonte 5.5 kilogramë marijuanë.

Shqiptari u ndalua teksa drejtonte një fugon, në Bolzano Sud, ditën e djeshme. Ishte sjellja e tij ajo ç’ka i bëri efektivët të dyshonin për diçka jo normale dhe të kontrollin automjetin. Sipas mediave, ai qëndroi për një kohë të gjatë në pikë e pagesës së taksën së qarkullimit të autostradës A22, duke pritur me shpresën për t’u larguar patrulla e policisë

Gjatë kontrollit, blutë gjetën 10 pako me marijuanë, me peshë totale 5.5 kilogramë, e cila llogaritet se mund të ndahej në mijëra doza, të destinuara për shitje, me vlerë rreth 1 milion euro.

41-vjeçari shqiptar, banues në Lombardi rezultoi me precedent penal për vepra të ndryshme, përfshirë dhe trafikim droge. Tashmë ai është në paraburgim, ndërsa policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe fugonin e tij.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?