Kronikë

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, policia sekuestron dy armë, silenciator dhe kokainë (EMRI)

1 Korrik, 09:22| Përditesimi: 1 Korrik, 10:09

  • Share

Shkodër- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Gjovalin Mani u kap në flagrancë në fshatin Kryebushat, tha policia në njoftimin zyrtar.

Gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij blutë sekuesetruan 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza kokaine.

"Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, banues në fshatin Kryebushat, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç.

Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit",njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?