Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar me automjet, 4 m³ dru, të prera pa leje.
Nga kontrolli në banesën e 33-vjeçarit të identifikuar si Taip Bega, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, lënda drusore dhe automjeti me të cilin transportohej kjo e fundit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Komento