Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi kërcënoi bashkëfshatarin për motive pronësie.
Ai u kap pas njoftimit se në fshatin Vrenjt, kishte qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kërcënuar bashkëfshatarin e tij.
49-vjecari i identifikuar me inicialet A.F., u arrestua në fshatin Vrenjt pas konfliktit me 25-vjeçarin M.F., për çështje pronësie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Komento