Arrestohet 50 vjeçarja bullgare në Shkodër, pjesë e grupit kriminal që trafikonin emigrantë

21 Dhjetor 2023, 16:18| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 16:21

  • Share

Shkoder- Një 50 vjeçare e dyshuar si anëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin është arrestuar në Shkodër.

Në pranga ra shtetasja bullgare e identifikuar me inicialet I. T.(D.).    

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi dyshohet si pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar, kundrejt pagesës, veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve, informoi sot policia e Shkodrës.  

Tre pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.  

Arrestimi i saj u krye në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?