Makina ku u gjeten 6 kg marihuan

Arrestohet 54-vjeçari në Vërmicë, tentoi të futej në Kosovë me 6 kg marihuanë

10 Gusht 2020, 15:18| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 15:39

  • Share

Një 54-vjeçar është arrestuar sot në pikën kufitare në Vërmicë, pasi tentoi të futej në Kosovë me rreth 6 kilogramë marihuanë. Sipas njoftimit të Policisë, marihuana ishte e ndarë në 15 pako dhe ishte fshehur te motori i veturës Seat.

Droga ishte fshehur në pjesën e përparme të motorit të automjetit të futura në qese najloni.

Personi me inixiale E.L. akuzohet për veprën penale: Blerja, shpërndarja, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e substancave narkotike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?