DIBËR-Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Matit pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’.
57-vjeçari V.T banues në fshatin Gurrë të Klosit, u vendos në pranga gjatë një operacionit të koduar “End”.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte marrë vendimin për ta dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg .
Pas kapjes së tij, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Posaçme për veprime të mëtejshme.
"Si rezultat i këtij operacioni, në Klos, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V.T., 57 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".-thuhet në njoftimin e policisë.
Komente
