Policia e Pireut, në Greqi pas një urdhri përkatës të Prokurorisë ka bërë publike të dhënat e identitetit dhe fotot e 58 vjeçarit me origjinë shqiptare, Adrian Zeqo i cili akuzohet për përdhunimin e një të miture.
Sipas mediave greke, ai është ndjekur penalisht për përdhunimin e vazhdueshëm pa pëlqimin e të miturës e cila është nën moshën 12 vjeç. Burri me origjinë shqiptare është arrestuar me urdhër më datë 14 dhjetor nga oficerët e policisë të nën-drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve.
Adrian Zeqo jetonte prej vitesh në Greqi, ndërkohe ende nuk janë bërë me dije rrethanat e ngjarjes.