foto ilustruese

Arrestohet 72-vjeçarja në Gjermani, i fikte aparatin e frymëmarrjes pacientes në të njëjtën dhomë, e bezdiste zhurma

2 Dhjetor 2022, 18:02| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 21:34

  • Share

Një paciente 72-vjeçare në një spiatal në Gjermani është arrestuar nga policia, pasi i fikte aparatin e frymëmarrjes fqinjës që kishte në dhomë. Sipas deklarimeve tw 72-vjeçares, arsyeja e kwtij veprimi ishte se e bezdiste zhurma e aparatit. E dyshuara kishte fikur ventilatorin e frymëmarrjes së pacientes tjetër që kishte në dhomë edhe pasi stafi i mjekëve  e kishte vënë në dijeni se aparati i frymëmarrjes ishte i nevojshëm dhe jetik për pacienten.

Në një njoftim të përbashkët  për shtyp nga prokuroria e policia e Mannheim thuhej se gruaja kishte fikur ventilatorin pas orës 20.00 pasi “ndjehej e bezdisur nga zhurma që bënte aparati i oksigjenit”.

“Megjithëse e dyshuara ishte informuar me pas nga stafi mjekësor se furnizimi me oksigjen ishte një masë vitale për të sëmurën, ajo e kishte fikur përsëri aparatin rreth orës 21.00”, thuhej në deklaratë.

Pacientja 79-vjecare kërkoi kujdes intensiv dhe të menjëhershëm nga stafi i spitalit dhe autoritetet bëjnë me dije se 79-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

E dyshuara u dërgua ditën e djeshme në  paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?