Betim Shkupi dhe Henri Çili

Arrestohen administratori i pronave të Henri Çilit dhe një lojtar i Këlcyrës

29 Shkurt 2020, 18:23| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 21:10

  • Share

TIRANE-Shkon në 30 numri i të arrestuarve për dosjen ku u prangos edhe botuesi e pronari i UET-së Henri Çili. Sot është arrestuar Betim Shkupi, i cili është administrator i "European Education Initiative Holding", që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar. Shkupi u prangos në Tiranë në shtëpinë e tij. Pas arrestimit ai është dërguar në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Betim Shkupi është njeriu i besuar i Çilit, pasi pronat i kishte në administrimin e tij. 

Por përse u arrestua? Betim Shkupi më datë 10 janar 2020 ka firmosur në emër të Henri Çilit me prokurë, tek noteri pronat që botuesi dhe pronari i UET-së do të përfitonte, dy apartamente në Velipojë me kontratë dhurimi nga biznesmeni i ndërtimit Sait Fishta, që u arrestua bashkë me të vëllanë Besnik Fishta. Në emër të Shkupit do kalonin pasuritë në hipotekën e Shkodrës. 

Sait Fishta i ka ofruar apartamentet për shkak të miqësisë dhe kërkesës së babait të vëllezërve Aliko të dënuar, me qëllim që Çili të niste punën për ndikimin e tij në Gjykatën e Lartë. Në funksion të përfitimeve për favoret ndaj Adil Alikos, Çili kishte futur në rrjet bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në UET sikur është edhe Shkupi. (Lexo ketu 28 personat qe u arrestuan dje).

Ora 20:28
Operacioni që çoi Henri Çilin në pranga/ Arrestohet lojtari i Këlcyrës për bastet sportive

1583005771_AristidholifutbollistiKlcyrs.jpg

Aristidh Çoli

Arrestohet edhe një tjetër person në kuadër të operacionit "Mezhgorani", që vendosi në pranga edhe botuesin dhe pronarin e UET-së Henri Çili. Sot u arrestua 25-vjeçari Aristidh Çoli banues në Këlcyrë. I riu që u arrestua sot akuzohet për "Organizim të lotarive të palejuara". Aristidh Çoli është lojtar i ekipit të Këlcyrës, i dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF-së për dhunë dhe i arrestuar për goditjen e një lojtari të Maliqit në 3 nëntor të vitit të kaluar. Ai ka rënë në përgjimet e drejtuara nga Prokuroria e Përmetit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“. Gjatë operacionit që ka zgjatur 6 muaj, që nisi në shtator të vitit të kaluar për “Falsifikimi të kartëmonedhave” operacioni “Mezhgorani“ ka arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 persona.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?