Shiste kokainë në ish-bllok, arrestohet agjenti i krimeve në Tiranë (EMRI)

26 Qershor 2019, 15:32| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 09:26

  • Share

Policia i kishte besuar postin e agjentit të krimeve për zonën e Bllokut, arrestohet si person i dyshuar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe ndikim të paligjshëm agjenti Ledio Bako 27-vjeç. Në pranga së bashku me Bakon kanë rënë edhe 3 persona të tjerë ndërsa hetimet janë kryer nga Prokuroria dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në policinë e Tiranës. Tre të arrestuarit e tjerë janë, J. K., 26 vjeç, nga Tirana, financier - E. M., 35 vjeç, nga Tirana, si dhe A. K., 31 vjeç, po  nga Tirana.

Gjatë kontrollit të mjetit Bakos i është gjetur një armë pa leje dhe një sasi e dyshuar kokainë.

Ky agjent sipas hetimeve të policisë dyshohet se drejtonte një grup të shpërndarjes së drogës pikërisht në zonën në të cilën ai kishte në përgjegjësi për të hetuar krimet.

Tre personat e tjerë prangosur me agjentin e krimeve nga hetimet ka rezultuar se kanë pasur rolin e shpërndarësit sipas SHÇBA ndërsa ndaj tyre janë kryer filmime dhe fotografime në terren për të dokumentuar aktivitetin kriminal.

Prej disa javësh prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për të hetuar policët të përfshirë në aktivitete kriminale.

Ky është rasti i dytë në pak ditë ndërsa më herët hetimet e prokurorisë tiranë zbuluan përfshirjen e policëve në trafikimin e mjeteve motorike nga Qafë Bota në Sarandë me ndihmën e policëve kufitarë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bill: 29/06/2019 06:57

    Si ne 97. Ku bente si terminatori . A thua ishte gangster jo polic,po sic na mesojne shembujt ketu,policet jane te perlyer deri ne fyt me piselliqe.

    Përgjigju
  • Proka: 27/06/2019 14:28

    I mjeri iku per lesh. Le te mendoje tashi ne burg si do veproje.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 27/06/2019 09:26

    Mos shko or trim.

    Përgjigju
  • xreport: 27/06/2019 00:51

    rri ne burg tani

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 26/06/2019 18:54

    Kesaj i thone qe vune cjapin qe te ruaje lakrat.

    Përgjigju
  • Genci_pogradec: 26/06/2019 18:49

    jaa dhe policet e Albanistonit . Vaj medet ku kemi rene .

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/06/2019 17:36

    Bravo policisë! Sa më shumë shërbime të fshefta policore që nuk njohin njëri-tjetrin, aq më shumë shtohet mundësia për arrestime..Frika ruan vreshtin!

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/06/2019 15:50

    Fatkeqësisht se këto sjellje policore ndodhin në shumë vende europiane ...!!!

    Përgjigju
    • Mirditor: 26/06/2019 23:39

      Në itali asht plot me civila in borghese

    • Hollivud: 26/06/2019 16:37

      Madje behen dhe filma...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?