Kronikë

Arrestohet anëtari i klanit 'Duka', me shokun e tij po lëvizte me armë në makinë nëpër Tiranë! Elvis Gaçaj vite më parë u dënua për vrasjen e Santiago Malkos

18 Janar, 13:28| Përditesimi: 18 Janar, 14:20

  • Share

TIRANE- I njohur si pjesëtar i klanit “Duka”, dhe i përfshirë në vrasjen e Santiagi Malkos në 2019, agjentët e Komisariatit nr. 2 dhe forcat “Shqiponja” arrestuan këtë të shtunë Elvis Gaçajn, 50 vjeç, i cili u gjet me armë pa leje, jo shumë larg Komunës së Parisit.

Gaçaj po lëvizte si pasagjer me mikun e tij Marsel Dobi në një makinë “Volkswagen”, dhe pas kontrollit iu gjet pistoleta me municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.

"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në planin e masave si dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën "Ramazan Demneri", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Again", për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Marsel Dobi dhe pasagjer shtetasin Elvis Gaçaj.  Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Elvis Gaçaj, sherbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis" informoi sot policia e Tiranës. 


Miku i tij Dobi u arrestua për moskallëzim krimi. Elvis Gaçaj rezulton të jetë dënuar për vrasjen e Malkos me 7 vjet burg, me vendim të shkallës së parë të GJKKO, ndërsa Apeli para pak kohësh e ka kthyer edhe njëherë dosjen për gjykim në shkallë të parë.

Elvis Gaçaj u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe Marsel Dobi 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Policia thotë se edhe më herët, 50-vjeçari ka qenë i dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 18/01/2025 14:25

    ev gacja ose evi shpetimit nga cunat me gamgsters te tirones se re bashke me mirin e arifit lir dhe cim arbana dhe shalin e bales dhe gert gjenerali pjesa tjeter kane qene kot. evi ka bo vrasje qe 17 vjec per nje shalqi te garda. ka qene shok me tur ymerin dhe per kete arsye ishte ne shenjestren e xhabafteve sidomos te bertit. baba vet shpetimi ka qene ganngster i kohes se komunizmit.

    Përgjigju
    • Xhaxhi: 18/01/2025 15:06

      Bejne sot si garipa se ska shtet , futen dge dalin nga burgu per vrasje sikur ka vjedhur ndonje gjel deti . Te hante nje te perjetshem pa te drejte liri dhe doja ti shihja gangsterat pastaj sa do te vrisnin dhe nese do te mbanin arme me vete por tani shteti nuk ekziston ka 35 vjet qe ka ngordhur

  • Sondazhi i ditës:

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?