Policia e shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të tij. Në momentin kur forcat RENEA kanë hyrë në vilën e Avdylajt.
“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe RENEA për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar” shkruan ministri i Brendshëm Taulant Balla në një postim në facebook.
Nga pamjet duket që vila është e rrethuar me mure të larta prej betoni.
Lajmi kryesor:
Operacioni 'Revanshi' vijon/ SPAK e kërkonte, arrestohet në Shijak Astrit Avdylaj! Ndoka dhe Martinaj i kërkuan ndihmë për të vrarë Bamin
S.G/ReportTv.al