Arrestohet autori i aksidentit në Sukth, 34 vjeçari nga Shijaku përplasi për vdekje kalimtarin, iku dhe fshehu makinën

31 Gusht 2023, 08:23| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 11:11

  • Share

Një 34-vjeçar u arrestua 6 ditë pasi aksidentoi këmbësorin në Sukth të Durrësit. Policia bëri të ditur se 34-vjeçari Fatbardh Keçi është larguar nga vendngjarja pas aksidentit dhe ka fshehur automjetin e tij.

Më 25 gusht i riu nga Shijaku përplasi me makinë 59-vjeçarin Jonuz Mani nga Sukthi. Keçi la të vdekur ne rruge këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja. Policia e Durrësit arriti ta indentifikojë dhe të bllokojë makinën e tij.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?