Vetëdorëzohet autori i atentatit ndaj shefit të Policisë në Malësinë e Madhe, i përgjigjet thirrjes së babait të tij

15 Tetor 2020, 19:09| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 21:36

  • Share

Ilirjan Hasanaj, autori i atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe,  i cili është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme.

19 vjeçari dyshohet se ka bërë atentatin ndaj Mentor Hasanaj, i cili shpëtoi mrekullisht pasi mori një plumb në kokë dhe 2 të tjerë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë atentatit u plagos edhe babai i Mentor Hasanajt dhe doli pa u lënduar gruaja e tij, të cilët ndodheshin në automjet me të gjatë momentit që u bë atentati.

Ai është vetëdorëzuar sëbashku me personin që e ndihmoi për të kryer atentatin, Verzan Bajrakurtaj, 23 vjeç.

1602790576_1602684606HASANAJ.jpg

Ilirjan Hasanaj, autori i plagosjes së kreut të Policisë Bashkiake

Mësohet se ai është dorëzuar në polici, as angazhimit dhe komunikimit qe babai Arben Hasanaj ka pasur me të birin, po ashtu edhe për Verzan Bajrakurtaj ka qenë i ati ai që i ka kërkuar të dorëzohet në policinë e Shkodrës. 

Ilirjan Hasanaj, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër, është djali i ish- policit, Arben Hasanaj, cili një ditë më parë për një prononcim për mediat i bëri thirrje djalit të tij që të vetë dorëzohej në polici. Ai ishte emigrant jashtë shtetit dhe kishte ardhur në Shqipëri pas ngjarjes që u përfshi djali i tij.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta zbuloi se policia nuk e ka gjetur akoma armën, por i riu e ka pranuar krimin e tij.  Report Tv mëson gjithashtu se ai është dërguar në ambientet e policisë së Shkodrës.

Mendohet se pjesëtarë të ekipit të tij e kanë ndihmuar për ti siguruar jetesën gjatë kësaj kohe.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?